Kreu i PD-së Berisha shpalosi disa nga masat që do ndërmarrë qeverisja e tij për çlirimimin e ekonomisë, uljen e çmimit të energjisë dhe reformimin e sistemit arsimor.
Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët në rrjetet sociale, ai ironizoi edhe partitë e reja, të cilat tha bëjnë opozitën e opozitës, po vetëdenoncohen dita-ditës më qëndrimet që mbajnë.
“Do heqim taksat për mallrat që eksportohen. Çmimi i energjisë për biznesin do zbresë në 6 lekë nga 18 lek qe është sot. Barra e sigurimeve shoqërore do përgjysmohet. Do rivendoset taksa e sheshtë 9 për qind. Do rindezim motorët e biznesit dhe do kthejmë biznesin në promotor kryesor të zhvillimit të Shqipërisë. Do rrisim rrogat e mësuesve dhe do përmirësojmë kushtet që nxënësit të përvetësojnë dijet. Do shihet çështja e ushqimit në shkolla. Transformimi i sistemit Arsimor të tanishëm është objektiv parësor dhe i pandryshueshëm për ne. Çdo ditë e më shumë që kalon partitë e reja i vetëzbulon. Ata sulmet kryesore i drejtojnë ndaj PD-së edhe pse problemi i vërtetë është narkoshteti i Edi Ramës. Ata janë opozitarët e opozitës, nuk është rol i denjë.” – tha Berisha.