Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e rezidencës artistike, “Vila 31 x Art Explora” duke thënë se u shndërruar në një ambient të hapur e kulturor për të pritur artistët shqiptarë e të huaj.
“Më vjen mirë që sot mbaron një rrugë shumë e gjatë përsiatjeve për çfarë do të ndodhë me këtë godinë, me dilema dhe se çfarë programi kishte kjo godinë, e tundimeve për ta shembur e për ta kthyer në diçka tjetër dhe mbaron në mënyrën më të mirë. Në radhë të barë besoj falë dy arkitektëve që janë këtu. Besoj që kanë një meritë të jashtëzakonshme për mënyrën sesi e kanë transformuar këtë hapësirë, këtë shtëpi me fantazma në një hapësirë që ka një program të ndryshëm nga ai që ishte programi i kësaj shtëpie, por njëkohësisht duke ruajtur një përmbajtje nga pikëpamja e dekorit, që e bën këtë qendër më jetueshme dhe tërheqëse në shumë aspekte dhe frymëzuese”, tha Rama.
Ndër të tjera ai u shpreh se rezidenca do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për artistët e rinj, për tu takuar së bashku në një hapësirë ku secili ka zonën e hapësirës së vetë, por të gjithë bashkë kanë zonën e përbashkët.
“Mundësia e jashtëzakonshme që krijohet për artistët e rinj, për tu takuar së bashku në një hapësirë ku secili ka zonën e hapësirës së vetë, por të gjithë bashkë kanë zonën e përbashkët. E kam kaluar një eksperiencë të tillë në qendrën ndërkombëtare të arteve në Paris dhe kur erdha këtu më vunë një gjobë se kisha bërë pis parketin. Kur po shikoja parkete këtu thashë duhet vënë gjobë. Eksperienca është e jashtëzakonshme dhe jam i bindur se në këtë hapësirë do krijohen sinergji dhe mundësi të reja jo vetëm për artistët, por edhe për mënyrën sesi është ndërtuar projekti”, theksoi kreu i qeverisë.
Rama: Më vjen mirë që sot mbaron një rrugë shumë e gjatë përsiatjeve për çfarë do të ndodhë me këtë godinë, me dilema dhe se çfarë programi kishte kjo godinë, e tundimeve për ta shembur e për ta kthyer në diçka tjetër dhe mbaron në mënyrën më të mirë. Në radhë të barë besoj falë dy arkitektëve që janë këtu. Besoj që kanë një meritë të jashtëzakonshme për mënyrën sesi e kanë transformuar këtë hapësirë, këtë shtëpi me fantazma në një hapësirë që ka një program të ndryshëm nga ai që ishte programi i kësaj shtëpie, por njëkohësisht duke ruajtur një përmbajtje nga pikëpamja e dekorit, që e bën këtë qendër më jetueshme dhe tërheqëse në shumë aspekte dhe frymëzuese
Mundësia e jashtëzakonshme që krijohet për artistët e rinj, për tu takuar së bashku në një hapësirë ku secili ka zonën e hapësirës së vetë, por të gjithë bashkë kanë zonën e përbashkët. E kam kaluar një eksperiencë të tillë në qendrën ndërkombëtare të arteve në Paris dhe kur erdha këtu më vunë një gjobë se kisha bërë pis parketin. Kur po shikoja parkete këtu thashë duhet vënë gjobë. Eksperienca është e jashtëzakonshme dhe jam i bindur se në këtë hapësirë do krijohen sinergji dhe mundësi të reja jo vetëm për artistët, por edhe për mënyrën sesi është ndërtuar projekti.
Nuk më mbetet asgjë tjetër veçse t’ju uroj sa më shumë sukses Art Explore në këtë ekspeditë të re jashtë kufijve dhe uroj t’ia kalojnë sa më mirë të gjithë artistët që do të kenë fatin të përgjithshëm. Është një konkurrencë e jashtëzakonshme, 20 veta për 1000 veta. Kush e merr këtë mbështetje është vërtet me fat dhe patjetër që më vjen mirë që ne u bëmë sebep për këtë, ishte një gjë që mungonte.
Kemi diskutuar dhe për të shkuar përtej saj por rëndësi ka që e hodhëm këtë hap. Në prill do të kemi fatin të kemi muzeun lundrues, që do të qëndrojë për 10 ditë në Portin e Durrësit, vitet e tjera do sjellin të tjera të reja. Këtu në këtë shtëpi ka jetuar një njeri që jetonte vetëm me urdhra dhe unë kam një urdhër. Duartrokitjen e rastit mos e bëni hajd se fola unë. Një duartrokitje do ta bëjmë për arkitektët.