Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim për trafik droge, pranga 34-vjeçarit turk në Muriqan


Policia Kufitare e Shkodrës ka arrestuar një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në Piskën e Kalimit Kufitar në Muriqan. Azat Oncel, 34 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se është i përfshirë në trafikim lëndësh narkotike.

Ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya në Turqi me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë burg, nga të cilat i mbeten edhe 10 vjet e 20 ditë për të shlyer.

Njoftimi:

“Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë kontrolleve të shtuara, Policia kufitare ka kapur dhe ndaluar një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar
I akuzuar nga autoritetet turke, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në hyrje në PKK Muriqan dhe vihet në pranga, 34-vjeçari nga Turqia. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Azat Oncel, 34 vjeç, banues në Turqi.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike.