Vendosni fjalën kyçe....

Sllovaki/ 18-vjeçari vret me thikë 2 nxënës dhe plagos një mësues brenda shkollës


Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një sulmi me thikë të kryer nga një student në një shkollë në lindje të Sllovakisë. 

Policia lokale fillimisht raportoi se i dyshuari një student 18-vjeçar i gjimnazit ishte në arrati dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos i afroheshin. Megjithatë, ai u arrestua pak kohë më vonë. 

Sigurojmë publikun se të gjitha masat e nevojshme po merren për të garantuar sigurinë tuaj,” deklaroi policia, sipas BBC.

Sipas autoriteteve, viktimat e adoleshentit ishin dy studentë të tjerë dhe një mësues. 

Mediat sllovake raportojnë se sulmi ndodhi në qytetin Spisska Stara Ves, pranë kufirit me Poloninë, rreth orës 13:00 me orën lokale (12:00 GMT). 

Ekipet e emergjencës mjekësore ishin në vendngjarje, raportoi transmetuesi TA3.