Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me propzimin e PS-së për të përjashtuar nga taksat korporatat e mëdha që ndërtojnë fshatra turistike për 10 vjet.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se propozimet e ashtquajtura si ligjeve speciale, po shkatërrojnë themelet e një shteti të ndershëm dhe po ndërtojnë një qeveri të pakicës.
Tabaku shton se këto ligje qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar, e që nuk ndërtojnë një ekonomi për shqiptarët.
Statusi:
Histeria e ligjeve speciale dhe shkatërrimi i shtetit të drejtë
Socialistët nuk ndalen me propozimet e tyre të ligjeve speciale, që shkatërrojnë themelet e një shteti të ndershëm dhe ndërtojnë një qeveri të pakicës, në kurriz të shumicës.
👉 Një tjetër “dhuratë” për oligarkët:
Një propozim i ri për të përjashtuar nga taksat korporatat e mëdha që ndërtojnë fshatra turistike për 10 vjet! Ky vjen vetëm pak ditë pasi një deputete socialiste propozoi shtyrjen për herë të tetë të Ligjit të Investimeve Strategjike. Një përkim perfekt kohor që nuk është aspak rastësi, por pjesë e një plani që favorizon pakicën dhe lë shumicën në varfëri.
❌ Ky nuk është shtet i ndershëm dhe as i drejtë.
Ligjet speciale që qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar, nuk ndërtojnë një ekonomi për shqiptarët. Përkundrazi, ato thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin.
Çfarë i duhet Shqipërisë?
🇦🇱 Një ekonomi për të gjithë, jo për disa të privilegjuar.
Për të qenë atraktivë për investimet dhe për të ndërtuar një sistem të ndershëm taksimi, ne duhet:
- Politika serioze investimesh që krijojnë vende pune dhe zhvillim të qëndrueshëm.
- Një kuadër investimesh që përmirëson klimën e biznesit dhe tërheq investime cilësore, jo favore për klientët e qeverisë.
- Screening për investimet e huaja, për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të siguruar transparencë.
- Një ekonomi të shekullit të 21-të, që përfshin teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe sektorët strategjikë.
💡 Shqipërisë i duhet një ligj gjithëpërfshirës për investimet, jo arnime të përvitshme të Ligjit të Investimeve Strategjike, që mbulojnë vetëm orekset për resorte dhe beton!
Ndërkohë që bota garon për burime minerale, inteligjencë artificiale dhe zhvillim ekonomik kombëtar, socialistët synojnë të ruajnë një sistem të pandershëm dhe të prapambetur.
📢 Koha për ndryshim është tani! Ne duhet të ndërtojmë një Shqipëri ku ligjet i shërbejnë popullit, jo interesave të ngushta të pakicës.