Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-drejtor i SASPAC, do të vijojë të qëndrojë në burg pasi Gjykata e Posaçme për Krimet e Rënda i rrëzoi kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Avokati i Beqajt kërkoi ndryshimin e masës, duke argumentuar se ish-ministri nuk është marrë ende si i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar, pasi ka bashkëpunuar me hetimet.
Beqaj është në burg që prej 4 korrikut 2024, pasi dyshohet për abuzime me fondet e BE në SASPAC, duke manipuluar procedurat e prokurimit dhe shpërndarë shuma të mëdha parash për shërbime të pakryera, me përfitime personale.