BP do shkurtojë mbi 5% të fuqisë punëtore të saj globale, tha kompania të enjten, si pjesë e përpjekjeve të kreut Murray Auchincloss për të ulur kostot dhe për të rindërtuar besimin e investitorëve në gjigantin e energjisë.
Rreth 4,700 punonjës dhe 3,000 pozita kontraktore do shkurtohen këtë vit, tha BP për Reuters. Shkurtimet u njoftuan në një memo të brendshme të parë nga Reuters më herët të enjten.
Auchincloss vitin e kaluar tha se do ulte kostot e kompanisë britanike me të paktën 2 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2026 për të rritur fitimet dhe për të adresuar shqetësimet e investitorëve mbi strategjinë e saj të tranzicionit të energjisë.
Ai po kërkon gjithashtu të rivendosw besimin pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të tij Bernard Looney në shtator 2023.
Shkurtimet e vendeve të punës pasojnë rishikimet e të gjitha divizioneve të BP. BP ka një fuqi punëtore globale prej rreth 90,000.