“Zhgënjyese” është fjala që Zonja e Parë Dr. Jill Biden përdori për të përshkruar se si ndihet për mënyrën se si bashkëshorti i saj, presidenti Joe Biden, u trajtua nga drejtuesit e Partisë Demokratike gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.
Duke reflektuar mbi zgjedhjet, Jill Biden tha se ajo nuk ishte e kënaqur me aleatët e vjetër, si ish-kryetarja e Kongresit Nancy Pelosi, e cila besohet gjerësisht se braktisi fushatën e Biden pas paraqitjes së tij katastrofike në debatin kundër Donald Trump.
“Ne ishim miq për 50 vjet,” tha Jill Biden për The Washington Post në atë që ka të ngjarë të jetë intervista e saj e fundit përpara se të largohet nga Shtëpia e Bardhë javën e ardhshme.
“Ishte zhgënjyese.”
Pelosi dhe Biden u rritën në rëndësi brenda partisë në periudha të ngjashme me Biden që u bë Senator i Delaware në 1973 dhe Pelosi që u bë Përfaqësuese e Kalifornisë në 1987.
Marrëdhënia e çiftit u vu në provë verën e kaluar, kur demokratët u detyruan të luftonin për të mbështetur Biden, pasi ai humbi besimin e publikut mbi aftësinë e tij për të shërbyer si kandidat dhe president demokrat, për shkak të paraqitjes së tij jo mbresëlënëse në debat me Trump.
Pelosi, në mënyrë të famshme, refuzoi të thoshte nëse ajo mendonte se Biden duhet të qëndronte në krye të garës për president mes Demokratëve gjatë një interviste me MSNBC në korrik.
“I takon presidentit të vendosë nëse do kandidojë”, tha Pelosi thjesht e shkurt.
Më pas u shfaqën raportet sipas të cilave Pelosi po drejtonte një fushatë presioni për ta bërë Biden të braktiste garën, në mënyrë që një demokrat më i ri me më shumë potencial të futej në garë për të mposhtur Trump-in. Pelosi e ka mohuar publikisht një gjë të tillë.
Pavarësisht nga roli i saj në presionin e raportuar ndaj Bidenit për t’u larguar, kundërshstimi i dukshëm i Pelosit për t’u përkushtuar ndaj Bidenit, mikut të saj prej disa dekadash, e zhgënjeu keqazi Jill Biden.
“Kam menduar shumë për marrëdhëniet,” tha Jill Biden në mënyrë të fshehtë për The Post në intervistën e saj.
“Ka qenë në mendjen time shumë kohët e fundit”.
Mary Doody, ish-ndihmës dekane në Kolegjin Teknik të Komunitetit Delaëare dhe mike e Jill Biden, tha për The Post se Zonja e Parë po fliste “shumë” se sa “mosrespektuese” ishte nga demokratët që të largonin Biden.
“Ishte e tmerrshme. Ishte e keqe. Ishte mungesë respekti,” tha Doody.
“Ajo foli shumë për këtë. E di që jam e njëanshme, por Joe Biden nuk e meritoi këtë.”