Këshilli i Rregullores dhe Mandateve ka vendosur që çështja e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj të kalojë në seancën e parë parlamentare.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, kërkoi që çështja të dërgohet menjëherë në Gjykatën Kushtetuese për të konfirmuar papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të Sinajt.
Ai i kërkoi mazhorancës të mos vonohet me procedurat dhe të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe opinionet e Komisionit të Venecias, duke theksuar se kjo çështje duhet të shqyrtohet sa më shpejt.
“Kërkojmë që mocioni të përfshihet në rendin e ditës së seancës më të parë plenare dhe dërgimin në GJK për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sina. Kërkoj që kjo çështje të votohet në seancën e ditë së hënë, edhe pse është seancë inaugurimi, sepse ju e dini që ka një afat në GJK që duhet të shqyrtohen kërkesa të tilla.
E keni një eksperiencë të keqe të paparecedent për një kolegen tuaj që vazhdoni ta mbroni dhe të duke shkelur dy vendime të GJK dhe një opinion të Komisionit të Venecias. Mos u bëni përsëritës në shkeljen e kushtetutës”, tha Bardhi.