Meta i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia, Gjokutaj: Do t’i drejtohemi edhe Strasburgut


Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia.

Përmes avokatit Genci Gjokutaj, Meta ka depozitur një rekurs kundër vendimit të 19 nentorit 2024, që konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Meta qëndron në paraburgim teksa po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj deklaroi se “çështja do të mbërrijë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse do të  jetë e nevojshme”.

Kam dorëzuar rekursin ndaj vendimit që ka caktuar masën arrest në burg për zotin Meta.

Kemi paraqitur të gjitha argumentet që nga ndalimi kriminal, pastaj për secilin episod, si lobimin në SHBA, për të cilin meta ka dhënë shpjegime në të cilën nuk ka asnjë penalitet.

Është i sqaruar procesi për lobi, kemi sqaruar deklarimin e pasurisë që e ka bërë atë, pastaj edhe për CEZ-DIA, çështje që është bazuar mbi kallëzues të rremë dhe prova të marra në kundërshtim me ligjin.

Duke mos pasur dyshim të arsyeshëm dhe as prova mbi këto 3 episode, i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë për revokimin e masës arrest me burg”, tha avokati Gjokutaj. 

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët, Gjokutaj pranoi se në argumentin e parashtruar në Gjykatën e Lartë, thonë se duhet revokuar masa arrest me burg pasi Meta është drejtues i PL dhe jemi në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“E kemi bërë prezent këtë cilësi të tij, dhe kjo që thatë ju është një praktikë e shtuar, i referuar jurisprudencës së Strasburgut që ka një praktikë të uiniformizuar dhe në lidhje me subjekte të tilla, si Berisha e Meta.

Arrestimi i tij është bërë për këtë shkak, pas 6 viteve që kanë pasur aktet nëpër duar që në kohën e gjykatës së krimeve të rënda, është paraqitur disa herë në Gjykatë dhe ka dhënë shpjegime.

Meta edhe herën e fundit ka dhënë shpjegime. E kemi ngritur këtë argument”, vijoi avokati.