Policia ka dhënë detaje për kontrollet intensive për goditjen e armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike si dhe për kapjen e personave në kërkim në qytetin e Pogradecit.
Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.
Sekuestrohen armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme
Policia thotë se ka arrestuar 6 shtetas dhe vijon puna për arrestimin e disa të tjerëve.
Emrat
Fation Bono
Eris Çekani
Denis Xhemollari
Arbri Berberi
Aldi Hoxha
Enxhi Xhemollari
Kontrolle intensive për goditjen e armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike si dhe për kapjen e personave në kërkim.
Kontrollet në kuadër të procedimit të nisur një javë më parë për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 11.01.2025, ku shtetasi S.S tentoi të vriste me mjet prerës shtetasin N.A
Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.
Sekuestrohen armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme
Vihen në pranga 6 shtetas dhe vijon puna për kapjen shtetasve të tjerë.
Në kuadër të operacionit në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë mbi lejimin e kontrollit, u ushtrua kontroll në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.
Si rezultat i kontrolleve masive të kryera në të njëjtën kohë në të gjitha lagjet e qytetit Pogradec, u arrestuan në flagrancë ku nga kontrolli i ushtruar këtyre banesave janë arrestuar nè flagrance shtetasit :
- F.B, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec , për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande” dhe ”Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.
- A.H., 34 vjeç, lindur dhe banues ne Pogradec për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armève shpërthyese dhe municionit” “Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 arme gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë te ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumè monetare prej 5 043 560 lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.
- E.Ç., 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa lejé e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armève, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre thike stilolaps si dhe fishekë model 56.
- D.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit (kokainë).
- A.B, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve tê ftohta” , pasi nga kontrolli i ushtruar i eshtë gjetur një armë e ftohtë (shufër hekuri me ngjyre të errët me doreze të gomuari të policisë)
- E.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi nga kontrolli i ushtruar në dy aparatet e tij celularé i janë gjetur llogari (accounte) në emrin për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shume monetare prej 200 000 mije leke të dyshuara te përfituara nga kjo veprimtari.