Përplaset nga makina teksa ishte me fëmijën, ndërron jetë 30-vjeçarja në Berat


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal.

Një 25-vjeçar ka përplasur për vdekje një 30-vjeçare, e cila ka qenë duke kaluar rrugën me fëmijën e saj të mitur. E reja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa fëmija ka shpëtuar.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici.

Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.