Qori: Paga minimale të bëhet 60 mijë lek, tregu i lirë nuk ka ekzistuar ndonjëherë


Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, deklaroi në emisionin Log. në News 24 se partia që drejton dëshiron që mos abuzohet më me pasurinë publike.

 Ai shtoi se konkurrenca e lirë është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit.

Por, Qori nënvizoi se shteti duhet të “luftojë” oligopolet dhe monopolet.

Qori tha se partia që drejton ka në program rritjen e pagës minimale, duke e dërguar në 60 mijë lekë.

Është abuzuar shumë në Shqipëri me nëntokën dhe pasurinë publike. Miniera është e shtetit, por ka kritika për administrimin. Konkurrenca e lirë është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, i ka ndryshuar faqen botës në mënyrë të paimagjinueshme.

Por, unë mendoj se tregu i lirë nuk ka ekzistuar asnjëherë, ka monopole dhe oligopole. na duhet një shtet që lufton monopole e oligopole. Na duhet shteti që punëtorët të përfitojnë. Tregu i lënë vetëm i lirë sjell probleme mjedisore”-tha Qori.