Një ndalim i TikTok në Shtetet e Bashkuara pritet të hyjë në fuqi të dielën, pasi Gjykata e Lartë refuzoi një apelim për të ndalur këtë masë, sipas BBC.
Megjithatë, mbetet e paqartë si do të zbatohet ndalimi dhe çfarë do të përfshijë konkretisht. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se do ta lërë zbatimin në dorë të administratës Trump.
Gjykatësit vendosën që ligji i miratuar nga Kongresi, i cili kërkon që pronari kinez i aplikacionit të shesë aksionet e tij ose të përballet me ndalimin në SHBA, nuk shkel të drejtat e lirisë së shprehjes.
Kjo situatë ligjore buron nga shqetësimet e sigurisë kombëtare të qeverisë amerikane dhe lidhjet e TikTok me Kinën.
Vitit të kaluar, ByteDance, kompania pronare e TikTok, u urdhërua të shiste aplikacionin te një blerës amerikan deri më 19 janar, ndryshe do të ndalohej – megjithatë, kjo shitje ende nuk ka ndodhur.
TikTok mbetet një nga aplikacionet më të njohura për video të shkurtra në botë dhe një komponent i rëndësishëm i një ekonomie influencuese me vlerë miliarda dollarë.