Trump emëron Jon Voight, Mel Gibson dhe Sylvester Stallone si të dërguar të posaçëm për të rivendosur “Epokën e Artë të Hollivudit”
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka thënë se dëshiron ta bëjë Hollyëood-in përsëri të madh dhe ka emëruar një triumvirat veteranësh të industrisë – Jon Voight, Mel Gibson dhe Sylvester Stallone – si të dërguarit e tij specialë për të kryer detyrën e pazakontë.
Trump e bëri njoftimin të enjten në një postim në Truth Social.
“Është nderi im të shpall Jon Voight, Mel Gibson dhe Sylvester Stallone si ambasadorë specialë në një vend të madh, por shumë të trazuar, Hollyëood, Kaliforni,” shkroi ai.
“Ata do shërbejnë si të dërguar të posaçëm për mua, me qëllim që të kthej Hollivudin, i cili ka humbur shumë terren gjatë katër viteve të fundit në vendet e huaja, MË TË MADH, MË MIRË DHE MË TË FORTË SE KURRË MË PARË!”
Trump tha se tre yjet do shërbejnë si “sytë dhe veshët” e tij dhe “unë do bëj atë që ata sugjerojnë”.
“Do jetë përsëri, si vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Epoka e Artë e Hollivudit.”
Aktori fitues i çmimit Oscar, Jon Voight ka qenë prej kohësh një mbështetës i Trump dhe ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për presidentin në mediat sociale.
Mel Gibson dhe Sylvester Stallone kanë kaluar kohët e fundit në Mar-a-Lago pas fitores së zgjedhjeve të Trump në nëntor.
Siç ka raportuar Breitbart News, prodhimi i TV dhe filmave në Kaliforninë jugore ka rënë në nivele katastrofike vitet e fundit pasi studiot dhe transmetuesit kryesorë kanë zhvendosur aktivitetin e xhirimeve në vende më të lira – duke përfshirë shumë vende jashtë shtetit, si Evropa, ku mund të korrin stimuj financiarë fitimprurës.
Administrata e Biden-it vetëm sa e ka përkeqësuar gjendjen, pasi pesimizmi ekonomik dhe rritja e çmimeve të konsumit kanë goditur studiot e Hollivudit, ndërsa të ardhurat nga reklamat vijojnë të tkurren, duke çuar në pushime masive.
Si rezultat, studiot po prodhojnë shumë më pak shfaqje, duke çuar në një rreth vicioz papunësie.
Kompania Walt Disney pushoi 7000 vende pune në mbarë botën në vitin 2023, me kreun Bob Iger që vijoi të ulë numrin e punonjësve gjatë gjithë vitit 2024.
Ndërkohë, punët post produksion po ikin jashtë shtetit, pasi studiot kërkojnë të transferojnë efekte vizuale dhe punë të tjera tek shitësit më të lirë.