Trump përzgjedh kreun e truprojeve personale për të drejtuar Shërbimin Sekret Amerikan


Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump pritet të zgjedhë kreun e Shërbimit Sekret që merret me sigurinë e tij, Sean Curran, si drejtorin e ri të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, shkruan CNN. Për katër vitet e fundit, Curran është marrë më sigurinë e Trump dhe njihet për marrëdhënien e ngushtë personale me presidentin e zgjedhur, thanë burimet.

Megjithatë, disa burime ngritën shqetësimin se Curran-it i mungon përvoja menaxheriale për të drejtuar një agjenci kaq të madhe dhe të ndërlikuar si Shërbimi Sekret.

Më tej, të njëjta burime thanë se Curran nuk ka mbajtur kurrë një pozicion në selinë e agjencisë dhe nuk është anëtar i Shërbimit të Lartë Ekzekutiv, i cili përfshin gradat më të larta në shërbim.

Curran do zëvendësonte drejtorin në detyrë Ronald Roëe, i cili kishte lobuar për këtë detyrë pasi Kim Cheatle dha dorëheqjen pas atentatit të parë ndaj Trump në një tubim në Butler, Pensilvani, në korrik. Ngjitja e Curran është e pazakontë për shkak të gradës së tij dhe mungesës së përvojës. Ish-agjentë të tjerë që më vonë u bënë drejtorë ishin pjesë e agjencisë, si Mark Sullivan dhe Jim Murray.

Një burim i njohur i tha CNN se Curran ishte aktiv në nxitjen për më shumë burime sigurie për Trump, dhe më vonë rendi në skenë ndërsa Trump u qëllua me snajper në mitingun e Butler.