Trump zbulon telefonatën me Xi Jingping: Do bëjmë gjithçka të mundur për një botë paqësore


SHBA – Donald Trump zbuloi se ka patur një telefonatë “shumë të mirë” me presidentin kinez Xi Jinping, disa ditë para inaugurimit të tij si president i SHBA-së.

“Sapo fola me presidentin e Kinës, Xi Jinping”, shkroi Trump në platformën e mediave sociale Truth Social.

 “Është pritshmëria ime që do të zgjidhim shumë probleme së bashku dhe po e fillojmë menjëherë”.

Trump shtoi se ata diskutuan tregtinë, fentanilin, TikTok dhe çështje të tjera dhe se thirrja ishte “shumë e mirë” për të dy vendet.

” Presidenti Xi dhe unë do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë botën më paqësore dhe të sigurt!”, shton Trump në Truth Social.

Më herët, media shtetërore kineze raportoi për bisedën telefonike pa dhënë detaje mbi atë që u diskutua.

Bisedimet vijnë gjithashtu pasi ministria e jashtme e Kinës tha se Xi nuk do të marrë pjesë personalisht në inaugurimin e Trump të hënën.

Në vend të kësaj, zëvendëspresidenti Han Zheng do të marrë pjesë në ceremoninë në Uashington si një përfaqësues special i presidentit kinez.