Zbulohet një lokal në Patos ku shitej kokainë, arrestohet pronari


Operacioni policor i koduar “Multiple” ka çuar në zbardhjen e një aktiviteti të paligjshëm në Patos, ku shiteshin doza kokaine dhe kanabis, si dhe viheshin baste sportive me celular.

Si rezultat i hetimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë Klajdi Malaj, 28 vjeç, pronari i lokalit, ku u gjetën doza të lëndëve narkotike dhe një celular me faqe aktive për baste

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Multiple”.
Zbulohet një lokal në Patos, ku shiteshin doza Kokaine dhe Cannabisi, si dhe viheshin baste me celular.
Vihet në pranga pronari i ambientit.

Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike dhe celulari me faqe aktive online për baste.

Gjatë operacionit “Multiple”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Klajdi Malaj, 28 vjeç, banues në Patos.

Nga kontrolli në lokalin e shtetasit K. M., në Patos, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.