Aksident i shumëfishtë në aksin Marikaj-Vorë, kamioni përmbyset në rrugë


Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në aksin Marikaj-Vorë, ku disa automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe më pas me një kamion. Si pasojë e përplasjes së fortë, kamioni është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar bllokim të kalimit.

Shërbimet e Komisariatit nr.7 kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ku janë përfshirë rreth 5 automjete dhe 1 kamion.