Igli Hasani takohet me Zelenskyn në Kiev


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka zhvilluar një takim në Kiev me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe me liderë të tjerë të lartë ukrainas, përfshirë Kryetarin e Parlamentit, Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.

Ministri Hasani theksoi se këto hapa përfaqësojnë një progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Ukrainës dhe riafirmojnë angazhimin e Shqipërisë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. 

“Takime produktive në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.

Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian.

Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane”, shkruan Hasani në X.