Parkimet e gabuara dhe kundravajtie, Rrugorja e Tiranës nxjerr karroatrecin


Mbi 1000 gjoba vendosen në javë nga rrugorja e Tiranës për parkime mbi trouar, kundravajtie apo zënien e pedanave të invalidëve dhe vijat e bardha të këmbësorëve.

Teksa shoferët e papërgjegjshëm kanë abuzuar duke paguar gjysmën e gjobës të cilën brenda 10 ditëve ligjin njeh 50 % të vlerës, ka sjellë një situatë emergjente ku rrugorja ka rikthyer në rrugë karroatrecin.

Automjetet e kapur në shkelje në rrugët e Tiranës prej 1 jave po hiqen me karroatrecin.

Heqia me karroatrec ka një kosto e masë administrative që shkon në 10 mijë lekë të reja.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Weblajm.com