“Po tkurrin tregun e Kombinatit”, Balliu: Këtu po shitet drogë e nuk po thotë gjë kush


Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë live nga tregu i Kombinatit. Balliu theksoi se qeveria do që të tkurrë edhe këtë treg.

Sipas tij në Shqipëri po shitet drogë e nuk po luftohet aq shumë, sa luftohen disa njerëz, që kanë 30 vite që shesin në të njëjtin vend qepë apo domate.

 “Tregtarët kanë 30 vjet që shesin në këtë treg. Ky treg sa vjen e tkurret. Në prag të zgjedhjeve, ua japin tezgat njerëzve të vet. Po vijuat kështu, do shkoni tek drejtorët. Lërini budallaqet, jo po shet qepë e po shet pras. Këtu po shitet drogë e nuk po thotë gjë kush.”