Digjet shtëpia në Tiranë, humb jetën 75-vjeçari që jetonte vetëm


Një 75-vjeçar që jetonte i vetëm ka ndërruar jetë në Tiranë pas një zjarri që përfshiu banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myzafer Spaho” rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ndërsa zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

“Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë. Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.” – thuhet në njoftimin e policisë.