Hidhet nga ndërtesa, ndërron jetë 58-vjeçari në Tiranë


Një 58-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se është vetëhedhur nga një ndërtesë e lartë në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pran qendrës tregtare TEG ndërsa viktima me iniciale L.K. ka ndërruar jetë në spital.

Në njoftim thuhet se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe mund të jetë hedhur si pasojë e depresionit.

“Më datë 19.01.2025, në afërsi të Tegut, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.” – thuhet në njoftimin e policisë.