Klanet e familjeve miliardere luftë për pushtet në sektorin bankar të Italisë


Një degë e Banca Monte dei Paschi di Siena SpA në Siena

Dy nga klanet më të shquara të miliarderëve të Italisë po shfaqen si ndërmjetësit kryesorë të fuqisë në riformësimin më të madh të industrisë bankare të vendit për më shumë se një dekadë.

Familja Del Vechio, që kontrollon prodhuesin e Ray-Ban, “EssilorLuxottica”, dhe manjati i ndërtimit Francesco Gaetano Caltagirone, kanë rritur aksionet në “Banca Monte dei Paschi di Siena”, banka dikur e trazuar që luajti rol kryesor në valën e M&A. Së bashku, familjet tani kanë një total prej 15 miliardë eurosh investime në shërbime financiare në Itali dhe planifikojnë të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet ndërsa konsolidimi përshpejtohet.

Francesco Gaetano Caltagirone

Industria është në grahmat e një prej periudhave më të paqëndrueshme në historinë e fundit. Qeveria e Italisë e sheh “Monte Paschi” si një mënyrë për të krijuar një bankë të tretë të madhe kombëtare, ndërsa huadhënës të tjerë po kërkojnë marrëveshje për të mbrojtur bizneset e tyre.

Në këtë mjedis me lëvizje të shpejtë, klanet e miliarderëve po pozicionohen për të ushtruar ndikim në çdo marrëveshje që përfshin “Monte Paschi”, duke mbajtur gjithashtu aksione në disa nga bankat e tjera që ka të ngjarë të përfshihen në M&A. Këtë vit, sektori bankar i Italisë “ka të ngjarë të ndryshojë materialisht, duke hapur rrugën për lojtarë më të fortë”, tha S&P Global Ratings në një raport të mërkurën.

“Struktura penguese e aksionerëve të disa bankave mund të ndikojë në rezultatin e marrëveshjeve, por konsolidimi duket të jetë i pashmangshëm.”

Edhe sipas standardeve të një prej tregjeve bankare më dinamike të Evropës, veprimtaria e kohëve të fundit ka qenë e furishme. Në fillim të nëntorit, “Banco BPM” ofroi të blinte menaxherin e aseteve Anima Holding, vetëm disa ditë përpara se qeveria të vinte BPM dhe Anima, së bashku me dy familjet miliardere, për të blerë aksione në “Monte Paschi”. Lëvizja u pa si një gur themeli i një plani qeveritar për të kombinuar “Monte Paschi” me BPM për të krijuar një konkurrent për UniCredit dhe Intesa Sanpaolo, dy bankat më të mëdha.

Një lidhje e pritshme midis operacioneve të menaxhimit të aseteve të siguruesit më të madh italian Generali dhe Natixis të Francës, për të cilën njerëzit e njohur me këtë çështje kanë thënë se ka të ngjarë të shpallet para fundit të muajit, po shton zhurmën. Dy familjet miliardere mbajnë aksione të mëdha në Generali e Caltagirone e kanë kërkuar vijiëmsisht të ndikojnë në strategjinë e firmës.

Pozicionimi rreth Monte Paschi tërhoqi një përgjigje pothuajse të menjëhershme nga bankieri veteran i investimeve dhe tregtari Andrea Orcel në UniCredit. Vetëm disa ditë pas shitjes së “Monte Paschi”, shefi i befasoi investitorët me një ofertë të pakërkuar prej 10 miliardë eurosh për Banco BPM. U pa si një lëvizje veçanërisht befasuese duke pasur parasysh interesin e huadhënësit për Commerzbank.

Ndërsa kjo lëvizje e hutoi qeverinë italiane, shërbeu gjithashtu si një rrufe për të tjerët për të vlerësuar pozicionet e tyre. Midis tyre, banka franceze Credit Agricole bleu derivate për të rritur aksionet e saj në Banco BPM në 15%.Del Veçhios dhe Caltagirone e rritën më tej fuqinë e tyre negociuese me aksione më të larta në Monte Paschi.

Caltagirone bleu më shumë aksione muajin e kaluar dhe vendosi djalin e tij Alessandro në bordin e bankës. Del Veçhios rritën aksionet e tyre në 9.8% dhe tani janë investitori i dytë më i madh i bankës pas qeverisë.Pyetja e rëndësishme rrethon planet e dy familjeve dhe strategjinë e ardhshme.

Ata e shohin veten kryesisht si investitorë financiarë dhe po kërkojnë firma me potencial për fitime dhe rritje të lartë përmes marrëveshjeve, sipas njerëzve me njohuri me çështjen. Arsyeja për rritjen e aksioneve të tyre në  Monte  Paschi është të sigurojnë ndikim në çdo marrëveshje që përfshin huadhënësin, thanë njerëzit.

Caltagirone e sheh veten si një investitor afatgjatë me një këndvështrim strategjik për firmat ku ai investon. Ai beson se Monte Paschi mund të formojë bazën për një grup të tretë të fortë bankar kombëtar pas rinovimit të tij, thanë njerëzit.Këto ambicie do përshtateshin me qëllimet e qeverisë.

Dhe ka një dozë patriotizmi, të përzier me realitetin politik, në marrëdhëniet e tyre.

Del Vecchio dhe Caltagirones kanë rritur aksionet në Monte dei Paschi si pjesë e zotërimeve të tyre të mëdha të shërbimeve financiare

Në përputhje me qeverinë, ata janë të prirur të ndihmojnë në mbështetjen e ekonomisë italiane, thanë njerëz të njohur me këtë çështje. Caltagirone, i cili zotëron gazetën Il Messaggero, thuhet se është veçanërisht i afërt me administratën e Melonit.Përfaqësuesit e dy familjeve nuk pranuan të komentojnë.

Roma, e cila po ndjek nga afër zhvillimet dhe kërkon të mbrojë sektorin e saj financiar, ende zotëron një pakicë të aksioneve në Paschi, e cila mund të shitet përfundimisht. Anima, e cila ka Paschi dhe Poste Italiane në pronësi shtetërore si klientë kryesorë, shihet si vendimtare në këtë skenar dhe një marrëveshje që përfshin menaxherin e aseteve dhe Paschi është një mundësi që mund të merret në konsideratë, thanë njerëzit.

Ndërkohë që pikëpamjet e dy familjeve për sektorin financiar të Italisë janë shpesh të përafruara, vendimmarrja dhe investimet janë të ndara dhe kanë qëndrime të pavarura, thanë buimet.

Andrea Orcel i UniCredit, në të kundërt, kundërshtoi përpjekjet e ish-qeverisë për të krijuar një marrëveshje më herët midis bankës së tij dhe Paschi. Ndërkohë, shefi i Intesa-s ka thënë se madhësia e pjesës së tregut të bankës do të thotë se ai nuk mund të bëjë më shumë marrëveshje. Ai argumenton se M&A në industri mund të krijojë paqëndrueshmëri nga e cila mund të përfitojë Intesa.

Teksa peshojnë hapat e tyre të ardhshëm, Caltagirone, 81 vjeç dhe Del Veçhios, të udhëhequr deri në vitin 2022 nga patriarku i ndjerë Leonardo, mund të mbështeten në një histori bankare që zgjat më shumë se dy dekada.

Kompania Holding e Caltagirone është një nga grupet kryesore industriale private italiane dhe ai ka një vlerë neto prej rreth 2.1 miliardë euro. Ajo operon në prodhimin e çimentos, infrastrukturë, botime, pasuri të paluajtshme dhe financa.Del Veçhio përdori kompaninë e tij për të diversifikuar pasurinë e tij në financa, e cila zakonisht jep fitime më të larta se syzet.

Vlera e zotërimeve të familjes Delfin tani arrin në rreth 40 miliardë euro, pas një rritjeje prej 50% në dy vitet e fundit, tha kompania në qershor. Por me ndarjen e trashëgimisë së Del Vechios mes trashëgimtarëve ende të përçarë mbi trashëgiminë, rreziku i vendimmarrjes është i ndërlikuar. Miliarderi i la 2.15 milionë aksione të EssilorLuxottica Francesco Millerit, i cili ka marrë shumë nga pushtetet mbi pasurinë e familjes.

Milleri ka qenë shefi ekzekutiv i EssilorLuxottica që nga viti 2020 dhe tani është kryetar i Delfin. Sfida e tij është të çojë përpara vizionin e miliarderit, veçanërisht duke pasur parasysh marrëdhëniet e ndërlikuara me anëtarët e tjerë të familjes. Dhe ndërsa marrëveshjet bankare të dy familjeve kanë qenë shpesh një sukses financiar, ato kanë pasur rezultate të përziera kur janë përpjekur të shtyjnë ndryshime më të mëdha strategjike.

Leonardo Del Vecchio në 2013

Një fushatë e Caltagirone për të rrëzuar shefin e Generali, Philippe Donnet, dështoi tre vjet më parë. Dhe një përpjekje e kombinuar për të rrëzuar shefin e Mediobanca, Alberto Nagel ishte gjithashtu e pasuksesshme. Caltagirone tha se fushata e Generali dështoi sepse plani i tij u hodh poshtë nga aksionarët ndërkombëtarë të cilët “nuk e kuptuan plotësisht se sa i nevojshëm është ndryshimi”. Miliarderi tha se do kishte vijuar të nxiste ndryshimin “për sa kohë që unë e shoh të arsyeshme”.

Me Generali që ka të ngjarë të shpallë një marrëveshje thelbësore me Natixis për të kombinuar menaxherët e tyre të aseteve në ditët në vijim, dhe me bordin e Generali që do rinovohet në maj, manjatët mund të kenë ende më shumë për të thënë.

Vitin e kaluar, qeveria miratoi një ligj të diskutueshëm që u jep aksionerëve më shumë fuqi për të përcaktuar anëtarët e bordit të kompanive të listuara, një lëvizje që shihet si një mënyrë për investitorët për të marrë një kontroll më të fortë ndaj kompanive si Mediobanca dhe Generali.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Bloomberg

Përgatiti  për Hashtag.al, Klodian Manjani