Mes mijëra terroristësh të armatosur të Hamasit, tre pengjet izraelite kthehen në shtëpi pas 471 ditësh në robëri (Video/Foto)


Të rrethuar nga terroristë të armatosur, pengjet  izrarlite iu dorëzuan Kryqit të Kuq në Gazën qendrore në një shfaqje të zymtë nga Hamasi. Pavarësisht skenave shqetësuese, lehtësimi dhe gëzimi mbizotëruan pasi tre gratë u liruan, duke i dhënë fund 471 ditëve të robërisë në kushte të tmerrshme.

Pas 471 ditësh të tmerrshme në robëri nga militantët e Hamasit, pengjet izraelite Romi Gonen, Doron Steinbrecher dhe Emily Damari iu dorëzuan përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të dielën pasdite përpara se të transferoheshin te forcat izraelite në Gaza dhe më pas në Izrael, duke shënuar një çast të rëndësishëm për familjet e tyre dhe publikun izraelit.

Dorëzimi u bë në sheshin Saraya në zonës qendror të Gazës, mes një spektakli publik të organizuar nga Hamasi, me turma dhe terroristë të armatosur që u mblodhën në vend.

Pamjet treguan tre gratë duke ecur ndërsa u transferuan në mjediset e Kryqit të Kuq. Organizata më vonë i konfirmoi IDF-së se pengjet ishin në “gjendje të mirë”.

Zëdhënësi i IDF-së, Admiral Daniel Hagari, në një deklaratë televizive, dënoi “shfaqjen cinike dhe të tmerrshme” të Hamasit, duke e quajtur atë një kujtesë të ashpër të “natyrës vrasëse që shenjtëron vdekjen” të grupit.

Pengët u shoqëruan nga përfaqësues të Kryqit të Kuq dhe takuan personelin e IDF-së në Gaza përpara se të transportoheshin në Izrael. Nënat e tyre i prisnin në kufi, ku IDF-ja mundësoi një ribashkim emocional përpara transferimit të tyre në Qendrën Mjekësore Sheba pranë Tel Avivit për vlerësime të mëtejshme mjekësore.

Momenti i lirimit të tyre, i transmetuar në gjithë Izraelin, shkaktoi emocione dhe lehtësim ndërsa kombi shikonte pengjet të ktheheshin pas më shumë se 15 muajsh në robëri.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e YT News

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani