Me tensione e përplasje të forta është shoqëruar ndeshja mes Dinamos e Elbasanit në “Elbasan Arena” mbrëmjen e sotme, sfidë e fituar nga dinamovitët.
Përplasja ka nisur në fund të takimit ku tifozeritë e dy ekipeve janë përplasur ndërsa policia ka shoqëruar dhjetëra tifozë në komisariat.
Nga përplasja ka pasur disa të dëmtuar mes të cilëve edhe një zyrtar i Dinamos, shkruan BW.