Kardiokirugru Edvin Prifti ka publikuar një studim të bërë në Japoni, sipas të cilit, personat e vaksinuar me vaksinat mRNA ndaj Covid-19 infektohen më shumë nga Covid-19 dhe përqindja e infeksionit rritet më shumë në barësi të dozave të marra.
Ai shkruan se sipas studimit, del se vaksinat jo vetëm që nuk i mbrojtën ata që i bënë në Japoni por i infektuan edhe më shumë.
Në fund ai shkruan se sistemi shëndetësor në botë duhet të reformohet pasi ka vepruar si organizatë autoritare dhe aspak shencore.
“Nje studim i fundit nga Japonia i cili tregon qe individet e vaksinuar me vaksinat mRNA ndaj Covid19, infektohen me shume sesa individet e pavaksinuar dhe perqindja e infeksionit te Covid19 rritet me rritjen e numrit te dozave?! Nje konkluzion interesant. Pra vaksinat jo vetem nuk i mbrojten japonezet por i infektuan me shume?! Gjithesesi duhen vleresime te tjera. Nje gje eshte e sigurte qe sistemi shendetesor kudo ne bote veproi si nje organizate autoritare dhe aspak shkencore, dhe kjo duhet te ndryshoje dhe te reformohet! Shendeti dhe mjekesia nuk jane politike dhe nuk duhet qe politika te interferoje ne te!” – shkruan Prifti.