Dhëndri në Sazan – Flamur Noka përdridhet nga pyetjet e Ambrozia Metës


Falmur Noka është përdredhur nga pyetjet e gazetares së medias Syri lidhur me standardin e dyfishtë të kërkesës së llogarisë së opozitës ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbi investimet në ishullin e Sazanit nga dhëndri i Presidentit Donald Trump dhe atyre në Portin e Durrësit nga biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar.

Noka është gjendur ngushtë nga pyetjet e gazetares e cila e pyeti se pse opozita nuk kërkon llogari për faljen e ishullit të Sazanit për Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump dhe kërkon llogari për investimet e tjera nga biznesmenë të huaja duke përmendur investimin për kthimin e portit të Durrësit në një marinë turistike.

Për investimin e Kushnerit Noka tha se opozita i mirëpret investimet e huaja dhe sidomos ato amerikane duke treguar një kompleks ndaj SHBA dhe sulmoi ato në Portin e Durrësit duke akuzuar se mbas Alabbar fshihet Edi Rama dhe qeveria e tij.

Gazetarja Meta: Ndoshta Km Rama i ka bërë dhuratën Donald Trump dhe po i fal ishullin e Sazanit. Cili është qëndrimi i opozitës për faktin që Rama e ka shpallur investitor strategjik dhëndrin e Trumpit dhe a do t’i kërkoni ju llogari kryeministrit mbi ç’baza po e fal tokën e vendit tonë?

Noka: Zonjë ne nuk jemi kurrë kundër investimeve se jemi partia që ka sjellë demokracinë dhe investimet e para perëndimore, aq më tepër kundër investimeve amerikane nuk mund të jemi kurrë, janë të mirëpritura. Çdo investim në Shqipëri duhet të kalojë procedurën ligjore dhe kushtetuese.

Gazetarja Meta: Pse keni kërkuar llogari për Portin e Durrësit që Edi Rama ja fali Alabbarit dhe nuk po kërkoni llogari tani që Edi Rama po i fal Sazanin-Kushnerit. Janë marrëveshje që janë negociuara të dyja në errësirë?

Noka: Zonjë, prapa Alabbarit qëndron Edi Rama dhe qeveria e tij dhe paratë e tyre dhe Alabbari i kushton shqiptarëve 1.3 miliardë euro.

Gazetarja Meta: Do t’i kërkoni llogari Edi Ramës se çfarë do të fitojnë shqiptarët nga falja e ishullit të Sazanit?

Noka: Zonjë, do t’i kërkojmë llogari Edi Ramës dhe çdo Edi Rame kur abuzon me ligjin dhe me Kushtetutën.