Zjarri ka shkrumbuar një mjedis në kati e katërt të një pallati te “Komuna e Parisit”.
Shkaqet e rënies së zjarrit në kompleksin “Kika 2” nuk dihen ende.
Banorët e pallatit janë zhvendosur me shpejtësi.
“Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve . Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.” – thuhet në njoftimin e policisë.