“Taulant Balla i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”, si komunikonin Vladi, Çela e Daupaj” – Berisha nxjerr përgjimet


Kreu i PD-së Berisha akuzoi ish-ministrin e Brendshëm Taulant Balla si pjesë të një organizate kriminale duke u zotduar të nxjerrë të tjera komunikime të tij në Sky ECC që e faktojnë këtë gjë.

Pas denoncimit të bërë të hënën e shkuar, Berisha lexoi sot një tjetër pjesë të përgjimeve që sipas faktojnë përfshirjen e Ballës me grupet kriminela ndërsa përmendi edhe emrin e Erjona Daupajt, ish-agjente e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilën e quajti seksere të prokurorëve.

Berisha shtoi më tej se do vijojë denoncimet ndaj Taulant Ballës duke e akuzuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani se fle mbi dosjet e krimit  ndërsa premtoi se do gjejë kodin e Ballës në Sky ECC dhe do ia japë gazetarëve.

“Radhën e kaluar u paraqita dokumente për Taulant Ballën, për marrëveshjen e tij me bandat kriminale. Këtu ju paraqes dokumente të tjera. Mbi këto krime flen i paguar nga krimi, mercenari i Edi Ramës, Altin Lala.

Erjona Daupaj, është ish-punonjëse e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve. Sot kam nda pjesën e dosjes “Toyota Yaris” që ka të bëjë me Taulant Ballën dhe jo pjesën që ka të bëjë me fluksin e parave kriminale po me përpjeket e tij për të shpëtuar nga sekuestrimet mjetet e krimit, paratë e krimit, makinat e krimit.

Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, s’do t’i bëj nder Ballës. Po e çoi për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin.

Astri Vladi, pritësi i parave: Të themi që i morën 1.2 milionë euro, i lanë në Portin e Durrësit për të shpëtuar. Mirëmbrëma, ok, shoku, kur e paskan sjellë.

Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet do jetë prapë Balla apo do jesh ti.

Vladi: Ok se flas unë, po të na tregojë mënyrën si do e mbyllë.

Shtetasi Radovan Çela i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Erjona Daupaj që e informon në mënyra si do mbyllet duke e nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore.

Erjona Daupaj, Mata Hari e SKAP-it të partisë: Ça ka, pse i duket pa vlerë situata. Do e pësojë keq  i thuaj, do i biesh kokës me grushta.

Radovan Çela nga Tao dhe thotë se i ka në rregull letrat.

Daupaj: Kishte të drejtë bundra. Nuk duhej toleruar që fillim. Aty ku do shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon.

Daupaj: Jo, bundra do ia marrë. E ke gabim, kësaj radhe tha do t’ia marrë. Nuk dua të armiqësohet me policinë. I dola borxhit Taos. Ia ktheva. mos më sill më, dakord, tha Tao. Ata e sollën prapë, i doli borxhit.  Këtë e ka bërë prej teje.

Çela: Do flas prapë

E shihni si Altin Lala fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i ligjit, mbron ministrat kriminelë, anëtarë të grupeve kriminale dhe si ky mercenar organizon me urdhër të Edi Ramës, mendon se do mund të shembë pluralizmin në Shqipëri. Konferenca do kem shumë të tjera. Do mbaroj punë me Ballën njëherë pastaj do ju tregoj se çfarë bande e rrezikshme punon në këtë institucion. Do ua sjell kodin e Taulant Ballës.”

Më herët kreu i PD-së akuzoi kreun e SPAK-ut Altin Dumani dhe SPAK-un si organizatë kriminale që vepron si vegël në duart e kryeministrit Rama.

Në konferencën për mediat e publikun nga dyert e SPAK-ut, Berisha  e quajti kreun e SPAK-ut, “Altin Lala” ndëra akuzoi vëllain e kryeminsitrit Rama si pjesë e një bande trafikantësh të kthyer nga SHBA-ja për të vijuar trafiqet.

Berisha tha gjithashtu se e majta ka marrë goditje në 76 vende të botës dhe i njëti fat e pret edhe në Shqipëri.

“Shihni çfarë turpi janë. E  kanë rrethuar me policë, shih çfarë frikacakësh janë. Ata që kryejnë krime kanë përherë frikë. Këtu po ju lexoj letrën që ju dërgova krerëve të organizatës kriminale të SKAP-it të partisë. Organizata kriminale e SKAP-it të partisë e angazhuar në luftën kundër demokracisë dhe opozitës e kryesura nga Altin Lala do përfundojë që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë. Do përfundojë në koshin e plehrave të historisë e shoqërisë. Ay gjeta Zaho Kokën që po dëshmonte për Olsi Ramën. Kishte dorëzuar video që faktonin se Olsi Rama është një kriminel trafikant. Ai bashkë me një bandë trafikantësh erdhi nga Bostoni për të vijuar trafiqet në Shqipëri. Pjesa më e madhe e godinës ishte e mbushur nga plehrat e incineratorit të Tiranës. Shumë shpejt këta kriminelë do kenë atë fat që meritojnë. Koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale. Është radha jonë. Në 76 vende të botës të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor. Si parti politike hajdute, parti politike mashtruese. I pamëshirë ka qenë verdikti i popujve ndaj të majtës. I pamëshirë do jetë verdikti i popullit shqiptar ndaj së majtës kriminale, Edi Ramës dhe veglave të tij.” – tha Berisha.