21 Janari, Veliaj: Plagë për historinë tonë, thirrje për drejtësi e llogaridhënie


Krybashkiaki i Tiranës ka përkujtuar 21 Janarin 2011.

Ai shkruan se 21 Janari mbetet plagë në historinë e vendit dhe thirrje për drejtësi e llogaridhënie.

“Të paharruar! 21 Janari është një plagë në historinë tonë, por edhe një thirrje për drejtësi e llogaridhënie. Sot kujtojmë ata që humbën jetën duke kërkuar një Shqipëri më të drejtë e më demokratike”, shkruan ai.

Më 21 janar 2011 katër protestues, Hekuran Deda, Aleks Nika, Faik Myrtaj e Ziver Veizi, u vranë në Bulevard pranë kryeministrisë gjatë protestës së thirrur nga PS-ja. Dosja është rihapur nga SPAK që ka marrë në pyetje deri tani ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, zëvendësin e tij Agron Kuliçaj, deputetin e PS-së Xhemal Qefalia dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.