Kryeministri Rama ka përkujtuar 21 janarin. Ai shkruan se ata që po e vonojnë drejtësinë për këtë rast duhet të kujtojnë se fëmijët e katër të vrarëve në bulevard tashmë po bëhen prindër
“21 Janar, “Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…” – shkruan Rama në Facebook.
Më 21 janar 2011 katër protestues, Hekuran Deda, Aleks Nika, Faik Myrtaj e Ziver Veizi, u vranë në Bulevard pranë kryeministrisë gjatë protestës së thirrur nga PS-ja.
Dosja është rihapur nga SPAK që ka marrë në pyetje deri tani ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, zëvendësin e tij Agron Kuliçaj, deputetin e PS-së Xhemal Qefalia dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.