Çasti pikant, Zuckerberg “kapet mat” duke parë dekoltenë e hapur të gruas së Jeff Bezos (Video)


Miliarderi i Facebook Mark Zuckerberg u kap mat duke shikuar dekoltenë e Lauren Sanchez, bashkëshortes së Jeff Bezos, gjatë betimit të Presidentit Donald Trump të hënën. Videoja me çastin pikant u bë virale shejt në rrjetet sociale.

Themeluesi i META-s dukej se shikonte dekoltenë e 55-vjeçares, ndërsa ai ishte ulur pranë saj në Rotunda të Kapitolit përpara ceremonisë së betimit të Trump.

Sanchez, e cila është e fejuar me miliarderin e Amazon, Jeff Bezos, shkaktoi bujë pasi u shfaq në betimin e presidentit të 47-të e veshur me një bust të hapur, xhaketë sportive të bardha e pantallona të ngushta.

Gruaja e Zuckerberg, Priscilla Chan, ishte ulur në anën tjetër të tij ndërsa shkëmbimi ndodhi.

Pamjet e syve të lëvizshëm të Zuckerberg u vunë re shpejt në mediat sociale, me shumë komentues që pohuan se edhe Zuckerberg “burrë është dreqi e mori”.