Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur në SPAK këtë të martë (21 janar).
Kjo është e disata herë që Spahia paraqitet në ambinetet e Prokurorisë së Posaçme, pasi është thirrur më parë më 24 dhjetor dhe 2 tetor të vitit të kaluar.
Atëherë, ai tha se ishte paraqitur për një çështje që nuk ka asnjë interes publik dhe nuk ka lidhje as me korrupsionin e as me krimin.
‘Është një deklaratë që nuk ka aspak lidhje as me ndonjë çështje korrupsioni dhe as çështje në lidhje me krimin e organizuar. Nuk ka as interes për opinionin publik’, tha ai më 24 dhjetor.