Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë zhvillimeve të Forumit Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës është takuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Kreu i qeverisë shqiptare së bashku me kreun e shtetit të Ukrainës kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e sigurisë mes dy vendeve.
“Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama.
Por Rama nuk ka dhënë detaje se çfarë përfshin marrëveshja vetëm ka thënë se është e rëndësishme në fushën e sigurisë.