Senati konfirmon Marco Rubion si Sekretar Shteti


Senati konfirmoi Marco Rubion si Sekretar Shtetit të hënën, duke e bërë atë zyrtarin e parë në administratën e Donald Trump që miratohet në ditën e betimit presidencial.

Votimi, i cili erdhi vetëm disa orë pas ceremonisë së betimit të Trump, ishte i njëzëshëm, 99-0.

Rubio do marrë rolin mes krizave dhe luftëravee të shumta globale, përfshirë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, si dhe luftërat e vijueshme në Gaza dhe Liban që përfshijnë Izraelin.

Rubio, 53 vjeç, i zgjedhur për herë të parë në Senat në vitin 2010, njihet për qëndrimin e tij të ashpër ndaj Iranit, Kubës, Venezuelës dhe Kinës.

Kohët e fundit, megjithatë, ai është lidhur më ngushtë me politikën e jashtme të Trump, duke shprehur mbështetjen për thirrjet e tij për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, për të cilën ai tha se ka arritur në një “ngërç” dhe “duhet t’i jepet fund “.

Rubio, një mbështetës i vendosur i Izraelit, ka miratuar vijimësisht qëndrime të vijës së ashpër. Në fillim të këtij viti, ai akuzoi presidentin Biden se kishte bërë thirrje ndaj “antisemitëve” në Partinë Demokratike duke kritikuar veprimet e Izraelit në Gaza dhe i kërkoi administratës të ndalojë vizat për studentët e huaj të përfshirë në protestat pro-palestineze, duke i etiketuar ata si “simpatizues të terrorizmit”.

Nëntorin e kaluar, kur u përball me një grup aktivistësh në Kongres, Rubio kundërshtoi thirrjet për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, duke e përshkruar grupin palestinez si “kafshë e egër” dhe duke thënë: “Unë dua që Izraeli të shkatërrojë çdo element të Hamasit..