“Shkatërrojmë establishmentin radikal e të korruptuar, ringritja e Amerikës nis sot” – Pikat kyçe të fjalës së Trump gjatë betimit


Presidenti Trump shpalli të hënën “ditën e çlirimit” të Amerikës pak çaste pasi u betua si president, duke u zotuar se “epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”.

Trump, 78-vjeç, e filloi mandatin e tij të dytë me një qortim thumbues ndaj “establishmentit të korruptuar” të kombit teksa foli para turmës së mbledhur brenda Capitol Rotunda pasi betimiu zhvendo brenda për shkak të motit të ftohtë jashtë.

“Që nga ky çast, rrëzimi i Amerikës ka mbaruar”, deklaroi Trump.

Presidenti i 47-të përshkroi ambiciet e tij kombëtare në rritje dhe planet për një korrigjim të kursit me 180 gradë nga mandati i Presidentit Biden.

“Sovraniteti ynë do rifitohet. Siguria jonë do rikthehet. Peshoret e drejtësisë do riekuilibrohen. Përdorimi si armë, në forë të dhunshme dhe të padrejtë i Departamentit të Drejtësisë dhe qeverisë sonë do marrë fund”, tha Trump për audiencën e tij prej 600 personash kumerrnin pjesë krerë të politikës dhe korporatave të mëdha.

“Ne jemi në fillimin e një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar,” tha ai.

“Por së pari, ne duhet të jemi të çiltër për sfidat me të cilat përballemi. Ndërsa janë të shumta, ato do asgjësohen nga ky çast i madh që bota po dëshmon tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që jemi mbledhur sot, qeveria jonë përballet me krizë besimi”, tha Trump.

“Për shumë vite, një institucion radikal dhe i korruptuar ka marrë pushtetin dhe pasurinë nga qytetarët tanë, ndërsa shtyllat e shoqërisë sonë ishin të thyera dhe në dukje të rrënuara. Zgjedhja ime e fundit është mandat për të zhbërë plotësisht dhe tërësisht një tradhti të tmerrshme që kanë ndodhur dhe për t’i kthyer popullit besimin, pasurinë, demokracinë dhe në lirinë.”

Presidenti i ardhshëm i shtrëngoi dorën Biden-it menjëherë pasi bëri betimin, më pas filloi fjalimin duke premtuar se do zhbënte shumë nga politikat e paraardhësit të tij dhe do shkatërronte “establishmentin radikal dhe të korruptuar” të vendit.

Biden, 82 vjeç dhe zëvendësPresidentja Kamala Harris u ulën përballë Trumpit, ndërsa presidenti i ri goditi  trashëgiminë e Bidenit dhe u zotua të bënte gjithçka në fuqinë e tij për ta rregyulluar atë.

Trump, në fjalimin e tij 30-minutësh nën kupolën ikonike, e quajti rikthimin e tij “provë se nuk duhet të besoni kurrë se diçka është e pamundur të bëhet në Amerikë”.

“Unë jam provuar dhe sfiduar më shumë se çdo president në historinë tonë 250-vjeçare dhe kam mësuar shumë gjatë rrugës”, tha Trump.

“Udhëtimi për të rimarrë republikën tonë nuk ka qenë i lehtë,” tha ai.

“Ata që dëshirojnë të ndalojnë kauzën tonë janë përpjekur të ma marrin lirinë, dhe në të vërtetë, të më marrin jetën”, tha Trump, duke iu referuar katër çështjeve penale të ngritura kundër tij dhe tentativave për vrasje.

“Vetëm disa muaj më parë, në një fushë të bukur të Pensilvanisë, një plumb nga një vrasës më vërshëlloi pranë veshit, por ndjeva atëherë dhe besoj akoma më shumë tani, se jeta ime u shpëtua për një arsye. Unë u shpëtova nga Zoti për ta bërë Amerikën të madhe përsëri. Vendi ynë do lulëzojë dhe do respektohet sërish në mbarë botën. Do na ketë zili çdo komb tjetër nuk do lejojmë që të tjerët të përfitojnë në kurrizin tonë”, tha Trump.

“Ne jemi në prag të katër viteve më të mëdha në historinë amerikane. Gjatë çdo dite të administratës Trump, unë do e vendos Amerikën të parën, para çdo gjje tjetër”, shtoi Trump.

Ceremonia u mbyll nga këngëtarja Carrie Underwood që këndoi “America the Beautiful” a cappella, me sa duket për shkak të një defekti teknik me muzikën.

Në audiencë ishin edhe bashkëshortja e Biden, Jill dhe burri i Harris, Doug Emhoff, si dhe ish-presidentët Barack Obama, Bill Clinton dhe George W. Bush.

Trump konfirmoi planet për një seri gjithëpërfshirëse urdhrash ekzekutivë në ditën e tij të parë për të frenuar emigracionin e paligjshëm, duke përfshirë rivendosjen e politikës së tij “Qëndroni në Meksikë” për azilkërkuesit, duke rritur prodhimin vendas të energjisë, duke ndaluar “të gjithë censurën e qeverisë” të fjalimit politik dhe duke riemërtuar “Gjiri i Meksikës” si Gjiri i Amerikës.

“Unë do dërgoj trupa në kufirin jugor për të zmbrapsur pushtimin katastrofik të vendit tonë. Sipas urdhrave që unë nënshkruaj sot, ne gjithashtu do t’i caktojmë kartelet si organizata të huaja terroriste,” tha ai.

“Dhe duke thirrur Aktin e armiqve të huaj të vitit 1798, unë do drejtoj qeverinë të përdorë fuqinë e plotë dhe të pamasë të zbatimit të ligjit federal dhe shtetëror për të eliminuar praninë e të gjitha bandave të huaja dhe rrjeteve kriminale që sjellin krimin shkatërrues në tokën amerikane.”

Fjalimi inaugurues i Trump në pika kyçe

Trajtimi i urgjencës kombëtare në kufirin jugor

Të gjitha hyrjet e paligjshme do ndalohen menjëherë. Miliona e miliona do deportohen. Rivendosim politikën e qëndrimit të emigrantëve në Meksikë. Dërgimi i trupave në kufi. Do përcaktojmë kartelet si organizata të huaja terroriste.

Mundim inflacionin, ulim me shpejtësi kostot dhe çmimet

Shpallim një emergjencë kombëtare të energjisë

Amerika do jetë përsëri një komb prodhues

“Ne kemi sasinë më të madhe të naftës dhe gazit nga çdo vend në Tokë dhe do ta përdorim atë.”

Krijojmë Shërbimin e të Ardhurave të Jashtme

“Ne do tarifojmë dhe taksojmë vendet e huaja për të pasuruar qytetarët tanë.”

Krijimi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë

Ndalojmë menjëherë të gjithë censurën e qeverisë dhe kthejmë fjalën e lirë në Amerikë

Rikthejmë ligjin dhe rendin në qytetet tona

I japim fund politikës së qeverisë për të përdorur në mënyrë inxhinierike socialisht racën dhe gjininë në jetën e përditshme. Krijojmë një shoqëri që është e bazuar në merita.

Rikthejmë anëtarët e shërbimit që u dëbuan për kundërshtimin e vaksinës së COVID, me pagesë të plotë

Riemërtojmë Gjirin e Meksikës në Gjirin e Amerikës. Rikthejmë emrin e malit McKinley.

Marrim përsëri Kanalin e Panamasë

Rinisimin garën hapësinore
Heqim mandatin e automjeteve elektrike

Trump u zotua të shmangë përfshirjen e SHBA-së në luftërat e huaja, duke nxitur një politikë që “zgjeron territorin tonë” – një referencë e dukshme për dëshirën e tij për të marrë Groenlandën nga Danimarka dhe për të rimarrë Kanalin e Panamasë.

“Ne ia dhamë atë Panamasë dhe po e marrim përsëri”, tha Trump.

Ai gjithashtu goditi ashpër “punën e paraardhësit të tij për trajtimin e dëmeve nga uraganet e vitit të kaluar në juglindje dhe zjarret ende të furishme në Los Anxhelos.

“Tani kemi një qeveri që nuk mund të menaxhojë as një krizë të thjeshtë brenda vendit, ndërsa në të njëjtën kohë merret me një katalog të vijueshëm ngjarjesh katastrofike jashtë vendit,” akuzoi ai.

Trump u zotua të shmangë përfshirjen e SHBA-së në luftërat e huaja, duke nxitur një politikë që “zgjeron territorin tonë” – një referencë e dukshme për dëshirën e tij për të marrë Groenlandën nga Danimarka dhe për të rimarrë Kanalin e Panamasë.

“Qeveria amerikane dështon të mbrojë qytetarët tanë të mrekullueshëm amerikanë që i binden ligjit, por ofron strehë dhe mbrojtje për kriminelët e rrezikshëm, shumë të burgosur dhe persona nga institucionet mendore që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë nga e gjithë bota”, vazhdoi Trump.

“Ne kemi një qeveri që ka dhënë fonde të pakufizuara për mbrojtjen e kufijve të huaj, por kundërshton të mbrojë kufijtë amerikanë, ose, më e rëndësishmja, popullin e vet. Vendi ynë nën Biden nuk ka ofruar shërbime bazë në kohë emergjence. Siç është treguar kohët e fundit nga njerëzit e mrekullueshëm të Karolinës së Veriut – që u trajtuan aq keq – dhe shteteve të tjera që ende vuajnë nga një uragan që ndodhi shumë muaj më parë. Ose kohët e fundit, Los Anxhelosi, ku po shikojmë zjarret që ende digjen tragjikisht pa asnjë shenjë mbrojtjeje”, tha Trump.

“Establishment radikal dhe i korruptuar”

Presidenti i 47-të hyri në Rotunda të Kapitolit ndërsa shumë nga elita e vendit  ishin në sallë, duke u zotuar se do vendosë vendin në një rrugë të re.

Pas Trump-it ishin disa nga titanët e teknologjisë s Amerikës, shumë prej të cilëve u akuzuan si kundërshtarë të republikanit gjatë mandatit të tij të parë përpara se të nxitonin për t’u afruar me të pas fitores së tij në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Të ftuarit e nderit përfshinin shefin e Google Sundar Pichai, atë të Amazon Jeff Bezos, shefin e TikTok Shoë Chew dhe kreune SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, i cili do udhëheqë Departamentin e sapokrijuar të Efiçencës së Qeverisë.

Musk ngriti duart në shenjë festimi ndërsa presidenti i 47-të tha në fjalimin e tij se SHBA do “niste astronautët amerikanë në planetin Mars”.

E pranishme ishte edhe ish-Zonja e Parë Hillary Clinton, të cilën Trump e mundi në vitin 2016 kur fitoi mandatin e parë. Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence, ashtu si Obama, erdhi pa gruan e tij.

Turma inauguruese përfshinte të emëruarit e kabinetit të Trump dhe zyrtarët e ardhshëm, duke përfshirë Shefen e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, anëtarë të Kongresit nga të dyja partitë dhe anëtarë të familjes Trump.

Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, podkasteri Joe Rogan dhe Rupert Murdoch, kryetar emeritus i Fox Corporation dhe shef i New Corp, i cili përfshin The Post, gjithashtu morën pjesë – ashtu si presidenti argjentinas Javier Milei.

VINI RE: Ky material është pronësi inte;ektuale e NY Post

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani