SPAK merr të pandehur Bardh Spahinë, ish-kryetarit të bashkisë Shkodër i komunikohet akuza e “shpërdorimit të detyrës”


Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka marrë të pandehur ish kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

Mësohet se këtë të martë, ish zyrtari i lartë demokrat është paraqitur në SPAK, ku i është komunikuar edhe akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Bardh Spahia është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon  se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë.

Vetë Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.

Spahia ishte në SPAK edhe më 24 Dhjetor 2024, ku u pyet për më shumë se një orë e 20 minuta. Po ashtu ai është paraqitur edhe më 2 tetor të vitit të kaluar.