Tregu financiar në lëvizje, finalizohen shitjet e Albania Leasing dhe NOA

Tregu financiar vazhdon të regjistrojë operacione të reja të shitblerjes. Në fund të vitit të kaluar, u mbyllën shitjet e dy institucioneve financiare jobanka, përkatësisht shoqërisë së qirasë financiare Albania Leasing dhe institucionit financiar të kredidhënies NOA.

Aksionerët e Albania Leasing kanë arritur një marrëveshje për shitjen e plotë të aksioneve te kompania American Capital. Marrëveshja ka marrë miratimin e Autoritetit të Konkurrencës në fund të muajit dhjetor 2024.

Albania Leasing është e licencuar nga Banka e Shqipërisë për aktivitet të qirasë financiare që prej vitit 2014. Investitorë në shoqëri janë Korporata Islamike për Zhvillimin e Sektorit Privat (ICD), Banka Kombëtare Tregtare (BKT), kompania nga Maqedonia e Veriut ND Balkan dhe kompania e regjistruar në Hong-Kong, Kolon World Investment.

Sipas pasqyrave financiare, në fund të vitit 2023 Albania Leasing zotëronte një portofol të qirasë financiare në vlerën e 572 milionë lekëve. Me këtë shumë, Albania Leasing zotëronte rreth 5% të tregut të qirasë financiare të raportuar nga Banka e Shqipërisë në fund të vitit 2023.

Kompania American Capital (ish-Mercator) aktualisht nuk ka aktivitet direkt në tregun financiar dhe kontrollohet nga biznesmeni Maksim Caslli.

Ndërkohë, në muajin dhjetor Autoriteti i Konkurrencës miratoi edhe shitjen e aksioneve të shoqërisë NOA te institucioni financiar konkurrent Tranzit (aksioner i vetëm i Bankës Amerikane të Investimeve).

NOA shënon blerjen e tretë të grupit të ABI Bank, pas bankës Credite Agricole Albania dhe bankës NBG Albania. NOA kontrollohej nga shoqëria e regjistruar në Hollandë NOA Holdings, ndërsa përfitues përfundimtarë ishin një grup biznesmenësh shqiptarë.

Tregu financiar në vend vazhdon të ngelet mjaft i lëvizshëm. Pas ciklit të shitblerjeve në tregun bankar, që e ulën numrin e përgjithshëm të bankave nga 16 në 11, vitin e kaluar transaksionet u zhvilluan në segmentin e institucioneve financiare jobanka dhe në atë të sigurimeve.

Në fund të vitit të kaluar shoqëria më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria njoftoi ndryshimin e pronësisë. Grupi austriak vendosi ta shesë grupin SIGAL (duke përfshirë filialet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut) tek aksioneri i pakicës dhe administrator i kompanisë, Avni Ponari, që pas mbylljes së transaksionet do të marrë 100% të aksioneve të kompanisë.

Ndërkohë, interesi për shitblerje ngelet i gjallë edhe në tregun bankar. Banka të veçanta, si OTP Albania dhe Tirana Bank në vitet e fundit kanë shpallur publikisht qëllimet për të kërkuar mundësi zgjerimi të mëtejshme, edhe nëpërmjet blerjes së bankave konkurrente.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor