Davos/ Sekretari i OKB-së thirrje Iranit të ndalojë blerjen e armëve bërthamore


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje Iranit të ndalojë blerjen e armëve bërthamore.

Deklarata e Guterres u bë sot në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.

Gjatë fjalës së tij, Guterres, tha se marrëdhëniet e Iranit me SHBA dhe Izraelin janë çështje me rëndësi të madhe.

“Për këtë çështje, shpresoj që iranianët të kuptojnë se është e rëndësishme të bëhet e qartë një herë e mirë se ata do të heqin dorë nga blerja e armëve bërthamore , duke punuar në mënyrë konstruktive me vendet e tjera në rajon “, vuri në dukje Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Nga ana e tij, Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), theksoi se dialogu është “absolutisht i nevojshëm” për të çuar përpara negociatat bërthamore me Teheranin.