Botuesja e portalit NewsBomb, Anila Basha i ka dalë në mbështetje Eni Vasilit e cila ka hedhur kandidaturën për drejtimin e Radio Televizionit Shqiptar.
Basha shkruan se është informuar për një sulm që i është Vasilit për shkak se shpalli kandidaturën për drejtimin e RTSH-së vetëm se është grua.
Ajo i uron suksese në kandidaturën e saj dhe fitore në konkurrim.
“Eni Vasili nga nuk më vjen një sulm i shëmtuar që të është bërë e nuk reagon kush nga frika se do tu vërsulen hijenat mashkullore të paplotësuar nga jeta e me instinkte të mbetura te vrima e çelësit. Epo unë e kam provuar më parë këtë lloj linçimi e ndoshta s’më bën përshtypje. Por kanë kaluar qindra burra atyre zyrave, se ka hap njeri gojën. Sa dëgjojnë për një grua vërshojnë sikur tu kesh hequr ushqimin nga pjata. Ti konkurrofsh, fitofsh e shkëlqefsh në detyrë nëse e fiton dhe sa më pak ndikim prej vulgut që nuk njeh limit. Tani le të shpërthejnë sharjet”-shkruan Anila Basha.