Në pranga ka përfunduar një 58-vjeçar me iniciale A.K. banues në fshatin Pobreg.
Ai dyshohet se në doganën e Morinës për të shmangur kontrollin e makinës së tij ka goditur me grusht doganierin me iniciale A.S.
Pas kontrollit atij i janë gjetur në makinë mallra ushqimore për kafshët pa faturë tatimore.
Njoftimi
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës. Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”