I pandehur për fshehje pasurie, Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO, merr pjesë në seancën gjyqësore


Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, është paraqitur sot në GJKKO, për të marrë pjesë në seancën paraprake, ku do vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të tij.

Dogjani akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

SPAK dërgoi më 3 dhjetor për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani duke e akuzuar për deklarim të rremë pasurie.

Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.