Masakra e Dobraçit/ Vetëdorëzohen në polici dy personat e shpallur në kërkim


Izmir Sakica dhe Samurel Troshani, të dyshuar për përfshirjen e tyre në atentatin që ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën ‘Shkodër – Koplik’ në zonën e Dobraçit janë vetëdorëzuar ditën e sotme në polici.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me një automjet Mercedes Benz C-Class me targa franceze kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë.

Lici i cili ndodhej në kahun e shoferit duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motorin ku udhëtonte qytetarja Flutura Basha, 56 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot qe dyshohet se i përket personit qe u arratis.

Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat.

Dy të rinjtë që dyshohen që kanë lidhje me atentatin, por ata zyrtarisht kanë qenë në kërkim nga Policia për rastin e rrahjes së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus në Shkodër.