Parlamenti gjerman mund të ndalojë partinë e djathtë AfD


Parlamenti gjerman do debatojë një kërkesë për ndalimin e Alternativës për Gjermaninë (AfD), një parti e ashtuquajtur e esktremit të djathtë nga spektri tradicional politik gjerman, thanë propozuesit e saj në Berlin të hënën.

“Me radikalizmin e saj vijimësisht në rritje, AfD po shpreh pozicione historikisht revizioniste me hapa të paqartë,” tha një nga nismëtarët, Marco Wanderwitz i CDU-së së qendrës së djathtë, shkruan MSN.

Ai përmendi një deklaratë të kohëve të fundit nga bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, në të cilën ajo e quajti Adolf Hitlerin një komunist.

Carmen Wegge e SPD-së së qendrës së majtë i bëri thirrje Bundestagut që t’i hapë rrugën Gjykatës Kushtetuese për të trajtuar çështjen e ndalimit të AfD-së.

Nismëtarët janë një grup ndërpartiak dhe përfshijnë një anëtar të Partisë së Gjelbër, një anëtar të të Majtës dhe anëtarin e vetëm të grupit të pakicës danezefolëse SSW, së bashku me anëtarët e Unionit Kristian Demokrat konservator (CDU) dhe socialdemokratët ( SPD).

Sipas Kushtetutës gjermane, ose parlamenti ose qeveria mund të aplikojnë në Gjykatën e Lartë për ndalimin e një partie. Deri tani, 124 nga 733 anëtarë të Bundestagut e kanë mbështetur kërkesën, me rezultatin e debatit të paqartë. Për një ndalim ë mundshëm, neni 21 i Kushtetutës kërkon që të tregohet se pala në fjalë është kundër Kushtetutës në mënyrë agresive.

Anëtari i lartë i CDU-së në Bundestag Thorsten Frei (CDU) ka dalë kundër ndalimit, duke thënë se kjo do të lejonte AfD-në të trajtohej si martire. AfD-ja aktualisht është në vend të dytë me rreth 20% të mbështetjes përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 shkurtit.