Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë e Lezhës.
Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale si vjedhje, aksident, shitje lëndësh narkotike e dhnunë në familje.
Njoftimi
“Policia ka finalizuar fazën e tretë të operacionit “Catch”, duke kapur dhe ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Bazuar në inteligjencën policore, këta persona u ndaluan dhe u dërguan përpara drejtësisë për veprat për të cilat ishin shpallur në kërkim.
B.M., 27 vjeç, u ndalua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas kishte masën e sigurimit “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.
V.P., 61 vjeç, u kap pasi ishte i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Kurbinit për “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
E.Ll., 17 vjeç, u ndalua për “Vjedhja”, me masën e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.
P.V., 36 vjeç, u kap për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, i dënuar me 1 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës.
N.Th., 24 vjeç, u ndalua për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i dënuar me 2 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. M., 27 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin e shpallur në kërkim V. P., 61 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim, nga Gjykata e Kurbinit, për veprën penale “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin E. Ll., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim P. V., 36 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. Th., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.’
Njoftimi
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur, 17 vjeç dhe 15 vjeç. Dy të miturit u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, afër një berberhaneje, në të cilën dyshohet se pasi kanë thyer xhamat, kanë vjedhur një shumë parash, mjete të ndryshme pune, 2 celularë, 1 biçikletë dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”