Seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me shqyrtimin e kërkesës së PD-së për Ligjin e Akademisë së Shkencave është shtyrë për në 28 janar.
Në një deklaratë për mediat, deputetja Zhupa tha se shkak për shtyrjen ishte sëmurja e një anëtari të kësaj gjykate, ndërsa shtoi se përfaqësuesit e PD-së u lajmëruan për këtë gjë pasi ishin bërë gati për nisjen e seaancës.
“Surpriza për në po edhe për ju besoj që keni ndjekur me vite Gjykatën Kushtetuese është se mbasi u sistemuam në sallën e gjyqit për të filluar procesin gjyqësor na lajmëruan se një gjyqtar është sëmurë, nuk i dimë arsyet dhe cili gjyqtar, dhe për këtë arsye do anulohej seanca. Ne u lajmëruam në atë kohë dhe është pak e çuditshme pasi besoj se gjyqtari duhet të ketë lajmëruar që nëmëngjes e pakta apo një ditëmë parë po e shikoj që këto kohë Gjykata Kushtetuese është duke funksionuar në mënyrë të sëmurë edhe për nga procedura, edhe nga arsuyeqimet që jepnë shuë vendime. dhe uroj që të mos jetë fati i kësaj çështjeje.” – tha Zhupa.
Ajo shtoi më tej se PD-ja nuk do ndalet për çështjen në fjalë duke thënë se ligji ishte antikushtetuese dhe se miratimi i tij kishte shkleur procedurat e kërkuara.
“Më 28 janar në orën 10:00 na u la seanca e radhës po në Gjykatën Kushtetuese. Uroj që herës tjetër të jetë kuorumi, tetë anëtarët të jeë të pranishëm për të bërë seancën e parë. Ishim përgatitur për të paraqitur provat dhe argumentet tona se Ligji i Akademisë së Shkencave është antikushtetues në thelb, pavarësiht procedurave. Ligji shkel themelin e Kushtetutës që të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. Ky ligj me porosi thotë se anëtarët 75-vjeçarë mund të jenë anëtarë “emeritus” po vetëm njëri prej tyre, një 75-vjeçar “emeritus” mund të bëhet kryetar dhe ky është Skënder Gjinushi. Dhe arsyeja e tyre pse jemi këtu janë procedurat që janë ndjekur për miratimin e këtij ligji” – shtoi Zhupa.