Ahmetaj kërkon kthimin e pronave, Kushtetuesja e shqyrton më 18 shkurt kërkesën


Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë më 18 shkurt kërkesën e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj për zhbllokimin e pronave dhe llogarive bankare në emër të tij. Sipas Ahmetajt. sekuestroja është vënë në shkelje të të drejtave të tij kushtetuese.

Më herët institucioni në fjalë ka rrëzuar kërkesa e familjarëve të Ahmetajt për kthimin e pronave të sekuestruara.

Ahmetaj është në arrati prej qershorit të vitit 2023 ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.