Dhunoi fëmijën e mitur, shpallet në kërkim edukatorja e një kopshti privat në Tiranë


Një 46-vjeçare është shpallur në kërkim pas një denoncimi të bërë nga një prindërit e fëmijëve në kopshtin ku ajo punonte.

Policia bën me dije se prindi pretendon se 46-vjeçarja i ka dhunuar fëmijën.

Mësohet se 46-vjeçarja është pushuar nga puna nga pronari i kopshtit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.